Subscribe

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka vijuar edhe këtë të mërkurë takimet me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nga ana tjetër, zyrtarët e Komisionit Qendror të zgjedhjeve shprehen se aktualisht nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për këtë proces.

Ndërsa kryeministri Avdullah Hoti ka përsëritur thirrjen që grupet parlamentare të votojnë  buxhetin per vitin e ardhshëm në vlerën e 2.4 miliardë eurove.

 

AVDULLAH HOTI KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Buxheti nuk është i qeverisë por i shtetit prandaj nuk duhet vonuar më shumë ky proces. Ftoj grupet parlamentare që ta votojnë përpara viti të ri.”

 

Në këtë klimë të polarizuar politike në të cilën gjendet vendi, nuk kanë filluar ende bisedimet zyrtare mbi kandidatët që do të garojnë për karrigen e presidentit. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ndërsa ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

ISA MUSTAFA KRYETAR I LDK

“Nuk e prisnim vendimin por erdhi dhe na duhet ta pranojmë. Nuk kemi akoma një kandidat për president, madje nuk kemi nisur akoma diskutimet për këtë çështje, së pari duhet votuar buxheti dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme.”

 

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate propozojnë fillimin e muajit shkurt si kohën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thekson se vendimi mund të merret vetëm pasi të dorëzohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *