Ndonëse kursi i këmbimit euro- lekë ka arritur një rekord të ri në treg, ku monedha europiane këmbehet me 122 lekë, për guvernatorin e BSH, aktualisht nuk kemi të bëjmë me çrregullim të tregut, por faktorë sezonal.
Në konferencën e fundit për këtë vit, guvernatori Genti Sejko paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje, në rast se në treg do të shfaqen anomali.
Aktualisht kursi nuk shfaq çrregullim. Kursi i këmbimi është i lire, është sjelle normale që vjen nga tregjet. Ne rast se do shohim çrregullime që do të ndikojnë në inflacion do të marrim në konsideratë ndërhyrjet në treg për të tërhequr valutën e tepërt. Në rast se nuk do të shohim çrregullime nuk kemi pse të ndërhyjmë, pasi kemi regjim të lirë të kursit.
Gjatë analizës për vitin 2019, kreu i bankës tha së normat e interesit do të hyjnë në trendin rritës në vitin e ardhshëm. Sipas tij kjo nuk do të ndodhë në 6 mujorin e parë të 2019. Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i mbledhur këtë të hënë, së bashku me anëtarët e rinj të mirtur nga parlamenti, mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit, në masën 1%.