E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“S’jemi republikë prokurorësh”, Rama: Hetim dy gjyqtarëve kamikazë të PD në GJKKO. Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

“Shqipëria nuk është republikë prokurorësh”, kështu e nisi fjalën kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku mori në mbrojtje Erion Veliajn duke theksuar se po abuzohet me pavarsinë në drejtësi.

Edi Rama: Mungon një pozicion konstruktiv, një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante e pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave dhe standardeve demokratike. Siç thashë përndryshe biem në kurthin e së kaluarës.

Reklamë

Për shefin e mazhorancës, vendimi i gjyqtarit Erion Bani për arrestimin e Veliajt është i ndikuar politikisht, ndërsa lexoi një mesazh të qytetarit dixhital në celularin e tij

Edi Rama: Sepse pikërisht tani ishte i gatshëm i njëjti gjyqtar, i angazhuar nga të gjitha çështjet e veçanta, me target njerëzit tuaj. Gjyqtarët, krahas shorteve, angazhohen për kërkesa të ngutshme dhe ngjarjeve që kanë nevojë të trajtohen përmes disa veprimeve të menjëhershme. Qartazi është selektuar gjyqtari në këtë rast  dhe ju informoj se gjyqtarë të tjerë nuk kanë pranuar, që t’i rrinte kërkesës për arrest, sepse gjyqtari mund ta zbusë masën e kërkuar nga prokurori, jo ta ashpërsojë. Ky (Erion Bani) caktoi arrest me burg (Erion Veliajn).

Reklamë

Rama i përforcon më tej akuzat e tij.

Edi Rama: Pra, bëhet fjalë për dy kamikazë të PD-së në GJKKO, që s’e kanë asnjë problem ta shprehin në mjedisin tonë kënaqësinë e të marrit në dorë fatin e këtij apo atij.

Një kërkesë të drejërdrejtë e kishte edhe për kreun e SPAK.

Edi Rama: Altin Dumani të kërkojë gjurmët e vendimit të Toyota Yaris dhe t’ia thotë publikut se si përfunduan te ‘bufi kënetës’, kur është e ndaluar për publikim dhe dihet se nga kush e ka marrë.

Mes të vetëve, Rama nuk nguroi t’i përcillte edhe mesazhe insitiucioneve të drejtësisë.

Edi Rama: Dhe mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim, se boll i kanë mbledhur gjithë telefonat, të shkojnë të merren me faktet!”

Pavarsisht situatës, kryesocialisti kërkoi anagzhim maksimal për zgjedhjet e 11  majit.

Edi Rama: Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët, më 11 maj, mavia duhet bërë e kuqe flakë, tërmet nga poshtë flakë nga lart dhe më 11 maj do marrim mandatin e katër, dhe do jetë mandate I standardeve demokratike të drejtësisë. Vetëm përpara.

Paria Socialiste kërkon mandatin e katërt qeverisës, ndërsa Rama e quajti atë mandatin e standarteve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë