Kryedemokrati Lulzim Basha reagoi pas incidentit aspak të hijshëm të policisë me gazetarin Ergys Gjençaj mesditën e kësaj të marte gjatë një aksioni antidroge në Tiranë.

Sipas Bashës, dhunimi i gazetarit Gjencaj është akt I turpshëm që duhet hetuar dhe dënuar.

Kjo dhunë sipas tij, është product I modelit Rama.

 

Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti I fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *