Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka folur për krizën në PD dhe zhvillimet në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

 

I ftuar në studion e lajmeve në Vizion Plus, Këlliçi tha se 95% e grupit parlamentar i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha, dorëheqjen.

 

“Janë vetëm tre ose katër persona që i kanë kërkuar një hap pas Bashës. 95% e grupit i kanë kërkuar të dorëhiqet. Unë nuk e di si dhe ku mund ta gjejë një politikan kurajon që të këtë këtë lloj refuzimi popullor qytetar, të mbështetsve të tij, tja kërkojnë dorëheqjen dhe të vazhdojë të qendrojë”, tha Këlliçi.

 

Mes të tjerash ai u shpreh se ka marrë ankesa nga një sërë kolegësh se PD është kthyer në një pavion psikiatrik.

 

“Do të jetë një rast studimor për vit me radhë sjellja e Bashës. Basha po bllokon cdo proces zgjedhor brenda PD. Edhe Basha është i ftuar në 30 prill të futet në garë. Futu në garë merr me shumë vota se Berisha dhe largohet vetë ai. PD është kthyer në burg, në bunker. Basha ka vendosur të mos dalë nga ajo seli, taksirat i demokratëve ta nxjerrin me çdo çmim e çdo kusht”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *