E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Situatë dramatike në Kaliforni, 17 viktima nga zjarret

Kalifornia vazhdon te jete ne gjendje te jashtëzakonshme. Të paktën 17 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 180 të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas zjarreve që shkrumbuan hektarë të tërë duke përfshire zona te banuara. Më shumë se 100 njerëz vazhdojnë mjekimin në spitale.

 

Sipas autoriteteve, numri i viktimave mund të rritet, ndërsa dëme materiale janë të pallogaritshme. Deri më tani flakët kanë djegur më shumë se 1.500 shtëpi e biznese.

 

Reklamë

20 mijë banorë të qytetit Santa Rosa në veri të San Franciskos janë evakuuar.

 

Pavarësisht përpjekjeve të qindra zjarrfikësve, vetëm një pjesë e vatrave janë shuar, ndërsa te tjerat vazhdojnë te përhapen, të ndihmuara nga moti i nxehtë dhe erërat e forta.

 

Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown deklaroi gjendjen e emergjencës. Edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump miratoi shpalljen e katastrofës, duke i hapur rrugë shpërndarjes së ndihmave.

 

Ndërkohe autoritetet janë duke hetuar nëse behet fjale per zjarrvenie te qëllimshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë