Subscribe

Në Vlorë dhe Fier reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosë, duke rrezikuar që të dalë nga shtrati. Megjithatë vërshimi i ujërave përmbyti disa hektarë tokë, në zonën e Urës së Mifolit. Kanan Shakaj administratori komunës Novoselë u bëri thirrje banorëve të fshatrave pranë lumit Vjosa që të tregohen te vëmendshëm, pasi mund te ketë përmbytje me te medha. Te mërkurën kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, u bëri apel banorëve të zonës për marrjen e masave, si në bagëti dhe banesa dhe të jenë të përgatitur për çdo situatë. Reshjet kane lëne pas dëme te shumta ne zonat e thella edhe ne veri. Kjo është banesa e Sefer Balliut, ne njësinë administrative Komsi ne Mat, e cila rrezikon shembjen per shkak të rënies së dherave dhe gurëve. Sefer e Fatmira Balliu, kërkojnë ndihmë për të pastruar dheun dhe për të ndërtuar një mur mbrojtës.
Kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani tha se situata është e vështirë në të gjithë bashkinë dhe dëmet janë të mëdha. Në Lezhë rreth 910 hektarë tokë në fushën e Torovicës si dhe zonën e Shënkollit vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit. Forcat e Ushtrisë janë të përqendruara ende në zonën e Tales për të mbajtur nën kontroll argjinaturën e Lumit Mat, e cila ka pësuar çarje. Megjithatë situata duket nën kontroll, pasi të gjithë hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë. Në Kurbin situata vijon të jetë më e vështirë. Sipas Bashkisë së Laçit 300 banesa gjatë këtyre dy ditëve kanë pasur prezencë uji, duke sjellë edhe dëme tek banorët. Ndërkohë edhe këtë të enjte në shumë zona në veri dhe në jug mungon energjia elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *