Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi qeverinë se nuk poe menaxhon siç duhet pandeminë. Duke ju referuar rritjes së rasteve të reja në ditët e fundit, Vasili tha se ka nevojë për një ndryshim strategjie, raporton “Vizion Plus”. Sipas tij, kryeministri Edi Rama në vend që të merret seriozisht me këtë çështje, bën turizëm elektoral.

 

“Situata me pandeminë është e qartë dhe në sytë tuaj. Ajo ka pësuar një përshkallëzim shumë të rrezikshëm, ashtu edhe sikurse pritej, vetëm dje kanë qenë gati 1100 raste të reja zyrtare, të provuara zyrtarisht nga qeveria, por shumëfishi i këtyre rasteve është në realitetin shqiptar. Është sigurisht një situatë vërtetë e rëndë dhe e cila rëndohet akoma më shumë, sepse ata që kanë detyrën shtetërore që të përballojnë këtë situatë, kanë detyrimin që t’i japin përgjigje asaj, merren me turizëm elektoral. Strategjia duhet të ndryshojë rrënjësisht, apo më mirë të themi të fillojë më në fund njëherë të vetme përballja me pandeminë. Duhet të ketë një strategji aktive. Të gjithë mjekët e shërbimit parësor të familjes dhe kushdo duhet të jenë aktivë me qytetarë dhe pacientët, që në shenjën dhe momentin e parë, pasi shumë raste pa kujdes shëndetësor po përkeqësohen dhe po humbin jetën dhe vijnë në një moment ku ata edhe mjekësia vetë nuk është në gjendje t’i ndihmojë më, vetëm e vetëm për shkak të lënies pas dore”, tha Vasili në një deklaratë për mediat.

 

Petrit Vasili nënvizoi se nëse në 25 prill shqiptarët nuk bëjnë zgjedhjen e duhur, atëherë do të jenë gjithmonë të tradhtuar e të vetmuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *