Këtë të premte në Kosovë janë shënuar katëe viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 5.371. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 84 raste të reja me COVID-19. Shifra bazohet në 3.823 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë. Nga virusi janë shëruar 786 pacientë.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.923 persona kanë humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *