E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Situata me COVID/ Berisha: Rama po përdor strategjinë e horrorit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat e tij ndaj qeverisë sa i përket menaxhimit të situatës së shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Ai tha për emisionin “Quo Vadis” mbrëmjen e kësaj të hëne se rritja e rasteve të reja me COVID është rritur ndjeshëm për shkak të strategjisë “horror” që kanë ndjekur autoritetet. Ndërkohë, shtoi se kapacitetet spitalore janë drejt kolapsit.

“Shqipëria është rasti i kapitullimit absolut më të madh në planetin tokë për Covidin. Në 80 ditët e para të epidemisë Shqipëria kishte 1137 të infektuar, pra 13 të infektuar në ditë sot shkalla ka shkuar në 500 të infektuar në ditë, pra 38 herë më shumë se ditët e para. Më parë testohej për cdo të individ raporti ka qenë 1 me 10, tani është 1 me 4.  Në Shqipëri, si askund në botë nga cdo lloj imagjinate fal imagjinatës së Edi Rmës është rritur me 38 herë infektimi. Sot keni prononcime për maskat, distancën sociale. Nuk ka njeri që të mbajë qëndrimin e Ramës për covidin. OBSH ka qenë gjysëm kontradiktore, sot keni një rritje 38 herë, nuk ka vend në botë të rritet me këtë hap. Ky është për ndjekje penale, në cdo vend të botës ai do arrestohej. Klithmat e Ramës do zhduken. Ky njeri perdori si askush tjetër në botë, strategjinë e horrorit, kjo sëmundje do na pjekë si mish qeni, flietet për mallet me kocka, vetëvrasje kudo, në shtëpi. Është bërë gogol për fëmijet, i neveritshëm për të moshuarit.”

Sipas Berishës, kreu i qeverisë e përdor mbylljen e vendit për qëllime politike.

“Mbylljen e përdor për qëllime politike, universitetet janë të vetmet institucioneqë mund t’i mbash me 4 turne, por të thuash pasi kanë paguar ta bëjën online, edhe në këtë qëndrim ai udhëhiqet nga urrejtja për atë që i bënë”

Vazhdo të lexosh

Reklamë