E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Sisteme kamerash në shkolla, Rama: Policia dhe prindërit me akses në pamje në çdo kohë

Në kuadër të forcimit të sigurisë publike, Kryeministri Edi Rama njoftoi vendosjen e sistemeve të video-regjistrimit brenda shkollave, si një masë për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që fatkeqësisht janë regjistruar mes nxënësve në institucione arsimore.

Deklarata u bë gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, ku Kryeministri theksoi se Policia e Shtetit do të ketë akses të menjëhershëm në këto pamje, ndërsa edhe prindërit dhe drejtuesit e shkollave do të mund të shikojnë regjistrimet.

““Siguri më e lartë në rrugë ku do mbulojmë me kamera inteligjente akset kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim. Siguri më e lartë në shkolla, ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i aksesueshëm në çdo rast nga Policia e Shtetit”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se siguria do të forcohet edhe në rrugë, me vendosjen e kamerave inteligjente në akset kombëtare dhe në qytetet e mëdha, si dhe në territorin natyror, përmes survejimit ajror me dronë dhe satelitë, veçanërisht në plazhe, lumenj dhe pyje.

Reklamë

“Na mungon ende një komponent i fundit për ta bërë në kohë reale çdo cënim të territorit, jo siç e kemi sot që bëhet në mënyrë periodike”, shtoi Kryeministri.

Masat e reja janë pjesë e një strategjie më të gjerë për rritjen e sigurisë publike dhe dixhitalizimin e kontrollit në të gjitha nivelet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë