E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Politikë

Siria njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, Begaj: Një hap i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Siria ka njohur zyrtarisht sot pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke u bërë kështu një nga vendet më të fundit që i bashkohet listës së shteteve që e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, theksoi se njohja e Sirisë përbën një hap të rëndësishëm në mbështetje të shtetit të Kosovës, si dhe të paqes e stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

“Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.

Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!”, shkruan Presidenti Begaj.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë