Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë ka njoftuar se sot, më 16 mars 2025, në Ditën e Dytë të Kreshmës, do të mbahet zgjedhja e Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Sipas njoftimit, zgjedhja do të zhvillohet në Qendrën Sinodike, menjëherë pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë me përpikëri dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Anastas Janullatos ka pasur një lidhje të ngushtë me Shqipërinë, pasi ai u caktua në 1991 dhe u fronëzua si kryepeshkop në vitin 1992. Ai kontribuoi në ringjalljen e Kishës Ortodokse pas periudhës së ndalimit nga regjimi komunist, duke themeluar më shumë se 400 famulli dhe Akademinë Teologjike në Durrës.
Anastasi u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë. /vizionplus.tv