E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sinan Idrizi pranon problemet me pagat te Flamurtari: Po mendoj të largohem

Sinan Idrizi pranon se tek Flamurtari ka një problem pagash.

 

Njeriu që financon vlonjatët prej disa vitesh, sqaroi për emisionin “Kampionet” në Vizion Plus se ka një problem pagash dhe vonese prej disa muajsh.

 

Reklamë

Ai shpjegon se mban përgjegjësi për këtë gjë, ama shënjestron Këshillin Bashkiak që nuk po mban përgjegjësite e veta dhe nuk po I jep drejtim kërkesës së vazhdueshme të tij për të privatizuar klubin dhe për ti njohur borxhet që Idrizi ka shlyer që nga koha kur gjeti keto probleme vite më parë kur u afrua në klub.

 

Ai thotë se situate është absurd dhe se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që bën, nuk merr një përgjigje nga ky institucion.

 

Sinan Idrizi thotë se këtë sezon do ta mbylle duke financuar ekipin por ai pohoi se po mendon seriozisht dorëheqjen nga klubi pasi nuk mund të vazhdojë më në këtë situatë ku nuk ai financon dhe hedh para pa pasur një status.

Idrizi ironizoi edhe  formimin e ligës profesioniste duke thene se nuk ka kuptim kjo gjë përsa kohe askush nga ata që financojnë klubet nuk është president de juro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë