E hënë, 5 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sigurimi i vaksinës anti-Covid/ Marrëveshje me GAVI për 1.14 milionë doza

Neal Browning receives a shot in the first-stage safety study clinical trial of a potential vaccine for COVID-19, the disease caused by the new coronavirus, Monday, March 16, 2020, at the Kaiser Permanente Washington Health Research Institute in Seattle. Browning is the second patient to receive the shot in the study. (AP Photo/Ted S. Warren)

Shkon në parlament për shqyrtim të përshpejtuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit mes qeverisë shqiptare dhe GAVI-t, aleanca që përfshin pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes për vaksinën kundër Sars Covid 2.

 

Reklamë

Synimi i grupit COVAX, përvec prokurimit të një vaksine te sigurtë, është  edhe sigurimi i dozave për të gjitha vendet, pavarësisht ekonomive të tyre.

 

Qëllimi i pjesëmarrjes së shtetit shqiptar mes 92 vendeve me ekonomi të niveleve të ndryshme, është blerja e vaksinës kundër koronavirusit.

Kostoja totale do të jetë 3.990.000 dollarë amerikanë, shumë e cila do ti paguhet GAVI-t.

 

Por cfarë është GAVI?

 

GAVI është një partneritet global, i cili ka në përbërje të tij organizata të specializuara të Kombeve të Bashkuara, si OBSH, UNICEF, Banka Botërore si dhe partnerë të tjerë që merren me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve mjekësore dhe programeve të shëndetit publik. Për Shqipërinë, anëtarësimi në këtë Aleancë dhe prokurimi i vaksinës nëpërmjet këtij mekanizmi ofron një vaksinë të sigurt dhe të certifikuar.

 

Këtë marrëveshje për Covax Facility e lancuar në prill të 2020 nga Komiteti kombëtr i imunizimit, ka vendosur në datën 31 gusht bazat e marrëveshjes. Ajo synon sigurimin e 1.140.000 dozave.

 

 

Sasia që mund të ofrohet nga COVAX Facility për të mbuluar 20% të popullsisë, me dy doza vaksinë, është një sasi e konsiderueshme, e përafërt me sasinë që synojmë për vaksinimin ndaj gripit sezonal 2020-2021.

 

Ndërkohë që shumë prodhues po punojnë duke bërë investime për të patur një vaksinë finale, miratimi i së cilës do të jetë nga Organizata Botërore e shëndetësisë për tu shpërndarë në vendet që kanë firmosur marrëveshjet me GAVI-n.

 

Parashikimet janë që brënda 2012 të prodhohen 2 miliardë vaksina për vendet pjesëmarrëse ën marrëveshje, për të përballuar emergjencën globale të shkaktuar nga pandemia e covid 19.

Vazhdo të lexosh

Reklamë