E martë, 3 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:30 Në vijim ora 03:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Video · Ekonomi

Sigurim i detyrueshëm, kompanitë mirëpresin nismën

Sa herë vendi përfshihet nga përmbytjet, natyrshëm merr vëmendje debati mbi sigurimin e detyrueshëm të banesave apo aktivitetit ekonomik.

 

Kompanitë e sigurimit e mirëpresim këtë nisëm të lancuar edhe nga kryeministri, pasi Shqipëria ka nivelin më të ulët për frymë 30 euro në vit, ndërkohë që vendet e rajonit e kanë dy deri në 4 herë më të lartë.

 

Reklamë

Sipas kompanive, nëse të gjithë përfshihen në skenën e sigurimit të detyrueshëm, primi do të jetë i përballueshëm për cilëndo familje në rang vendi. Por ka dhe eksperienca kur qeveritë garantojnë një % të caktuar të primit me qëllim lehtësimin e kostove, por edhe familjet.

 

Në 2018, të gjitha familjet do të duhet të paguajë një taksë të rishikuar të pronës, çka do të rëndoje buxhetet e tyre. Ndaj vendosja me detyrim e sigurimit të banesës do të ishte një kosto më shumë.

 

 

 

 

Më shumë video

Reklamë