E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Siguria ushqimore në restorante

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Ministria e Bujqësisë i është drejtuar 1400 bizneseve me një letër informuese por edhe paralajmëruese lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë, për të rritur sigurinë ushqimore.

 

Letra i është dërguar restoranteve, që operojnë kryesisht përgjatë zonave bregdetare. Ministria i kërkon atyre që të fokusohen te kushtet higjeno-sanitare, në lëndën e parë që blejnë, zbatimin e sistemit të gjurmueshmërisë si dhe të mbajnë dokumentacionin e nevojshëm për çdo hallkë të procesit.

 

Reklamë

Masat informuese sipas ministrisë kanë si synim që operatorët ekonomik të kryejnë një vetëkontroll, që në rast inspektimi nga AKU të shmangin penalitetet që nisin nga paralajmërimi, vijojmë më gjoba nga 50 deri në 500 mijë lekë dhe në fund është masa për mbyllje të aktivitetit.

 

Mbarëvajtja e sezonit turistik veror në aspektin e sigurisë ushqimor është një sfidë më vete ndaj dhe ministria kërkon angazhimin maksimal të operatorëve të fushës me qëllim ofrimin e kushteve të nevojshme.

Më shumë video

Reklamë