“Festa në (pa)siguri ushqimore”, kjo ishte tema e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus këtë të martë.
E ftuar në studio Yllka Allaraj inspektore e AKU, tregoi masat që merr institucioni ku ajo punon për t’i ofruar qytetarëve sa më shumë siguri dhe cilësi ushqimore.
Ajo theksoi se AKU ndërmerr disa aksione ku në fokus janë bizneset që tregojnë produkte ushqimore.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Tashmë që jemi në muajin e festave cila është vigjilenca e shtuar e AKU?
Allaraj: Sigurisht që AKU nuk e ka vigjilencën vetëm në fund të vitit, por gjatë gjithë kohës. Detyra e AKU është të forcojë produkte sa të sigurta dhe aq cilësore. AKU me afmirmin e festave, për të ofruar te konsumatori produkte ushqimore të sigurta rritet numri i inpspetkimeve në operatorëve produktit ushqimor. Pasi gama e produkteve është shumë e gjerë dhe vigjilenca duhet të jetë e gjithanëshme.
Borakaj: Ka aksione të shtuara?
Allaraj: Sigurisht.
Borakaj: Në cilat subjekte?
Allaraj: Siç ju thashë AKU operon me trupat inspektuese ku në fokus janë të gjithë operatorët e produkteve ushqimore në markete dhe supermarkete.
Borakaj: Kontrollet janë rastësore, apo pas denoncimeve?
Allaraj: AKU zakonisht operon gjatë gjithë vitit me disa urdhëra. PSH për periudhën e verës drejtori bën një urdhër që inspektorët të inspektojnë bizneset që gjatë verës në kaudër të turizmit janë më në fokus. Pastaj kalojmë në sezonin shkollor ka urdhër ku në fokus janë bizneset afër shkollave. Me afrimine festave përcaktohen operatorëte biznesit ushqimor atje ku risku është më i lartë.




