E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Bota

Siçili, kapet anija me 10 ton hashash

Guardia Di Finanza ka goditur sërish një grup të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 10 ton hashash.

 

Sasia e drogës ishte fshehur në motorin e një anijeje peshkimi në ujërat pranë ishullit të Sicilisë.

 

Në pranga janë vënë 9 persona, 8 anëtarë të ekuipazhit dhe kapiteni i anijes. Anija, me emrin “Quest”, e që mbante flamurin e një nga vendeve të ulëta, është monitoruar nga policia italiane për muaj të tërë, ndërsa ekzekutimi i operacionit është kryer menjëherë, pasi masat e marra në flagrancë janë miratuar nga Gjykata e Catanias më 6 qershor.

 

Mjeti lundrues ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë Juglindore.

 

Ende nuk dihet se ku ishte ngarkuar sasia e madhe e lendes narkotike si dhe destinacioni final i saj.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video