Si u bë Sylvester Stallone tifoz i Everton

E njihni si Rocky Balboa, boksierin legjendar të ekranit, por pak veta e dinë se Sylvester Stallone ka një lidhje të veçantë me futbollin anglez dhe Evertonin!
Aktori i famshëm amerikan u bë tifoz i Evertonit në janar të vitit 2007, pasi vizitoi stadiumin Goodison Park për ndeshjen ndaj Reading. I mahnitur nga atmosfera dhe historia e klubit, Stallone u largua nga stadiumi si një tifoz i ri i skuadrës nga Liverpooli.
Në vitin 2015, ai u rikthye në Goodison Park, këtë herë me një mesazh për tifozët e Evertonit, duke i ndihmuar edhe në xhirimet e filmit Creed.
Madje, në maj të vitit 2025, Stallone dërgoi një tjetër mesazh për tifozët në ndeshjen e fundit të Evertonit në stadiumin legjendar Goodison Park.
Nga ringjet e Rocky Balboas te tribunat e Premier League-s, Stallone dëshmon se pasioni për futbollin nuk njeh kufij!




