Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Vrasje në Shkodër

Si ta kuptoni që ajo nga e cila po vuani është ankth, ja shenjat që duhet t’i dini

23 Janar 19:39

Shfaqja e herë pas hershme e ankthit dhe vuajtja nga ankthi janë dy gjëra krejt të ndryshme! E para përbën shqetësime normale të çdo dite, ndërkohë që kjo e fundit fillon me një mendim apo ndjenjë që ju bën të fiksuar, duke ju çuar gjithmonë e më poshtë me humorin, madje ndonjëherë shoqërohet edhe me simptoma fizike si rrahje zemre të shpeshta, djersitje të tepruar, etj.

“Ankthi është një pjesë normale e jetës”, thotë Crystal I. Lee, Psy.D, psikolog i njohur në LA, por “sidoqoftë, kur ankthi juaj shtrihet në të gjitha aspektet e jetës, ju jo vetëm që nuk përjetoni një situatë normale, por ju po vuani nga çrregullimi i ankthit. Sëmundje kjo prej së cilës po vuajnë më shumë se 25 milionë amerikanë”.

Duket se çrregullimi i ankthit nuk është lloji i vetëm i njohur, pasi janë disa kategori të tjera të njohura si çrregullime paniku (një frikë e papritur dhe intensive që vjen dhe del brenda minutave, sulm paniku) dhe çrregullime të lidhura me fobi si një frikë e fortë për një gjë të veçantë, si merimangat ose hapësirat e mbyllura), etj.

Por, të gjitha çrregullimet e ankthit kanë një fije të përbashkët: kur ai bëhet konstant dhe ndërhyn në jetën tuaj të përditshme, ju keni nevojë për trajtim. Ja se si ta mësoni përmes këtyre tetë shenjave se problemet tuaja me ankthin janë ose jo serioze, sipas Women’s Health.

1. Mendimet e këqija nuk largohen

Nëse keni një çrregullim ankthi, ju bëheni jashtëzakonisht të shqetësuar në situata ku miqtë ose familjen tuaj mund ta marrin këtë ndodhi thjesht si një shqetësim të vogël. Ashtu si gjatë një mbledhjeje përvjetori familjar, psh. Ankthi juaj gjithashtu mund të jetë i zgjatur ose i vazhdueshëm, por kurrë nuk zhduket. Kur ankthi fillon të ndikojë në jetën tuaj të përditshme dhe aftësinë për të jetuar një jetë përmbushëse, atëherë këtu bëhet fjalë për diçka serioze.

2. Ankthi juaj shoqërohet me simptoma të tjera

Ju mund të vini re shenja fizike që nuk i keni pasur më parë, duke përfshirë dhimbjen muskulare, shqetësimin dhe lodhjen. Dhe mos u habisni nëse keni edhe probleme gastrointestinale. Çrregullimet e ankthit mund të çojnë në mërzitje, por edhe në diarre, urth, pasi trupi juaj është gjithmonë në një gjendje  ankthi.

3. Nuk mund të përqendroheni

Nuk është e pazakontë që njerëzit me ankth të diagnostikohen gabimisht si njerëz me çrregullim të vëmendjes dhe defiçit të hiperaktivitetit. Kjo për shkak se individët me çrregullime ankthi shpesh e kanë të vështirë për t’u fokusuar.

4. Shqetësoheni për gjithçka

Po, shumë çrregullime ankthi janë shkaktuar nga shqetësime specifike. Për shembull, ankthi mund të bëjë që ju të shqetësoheni për të panjohurën, si ajo që mban të ardhmen tuaj peng; ndërkohë që një fobi mund të të frikësojë menjëherë, si një merimangë që del përpara. Kjo tingëllon e lodhshme, por për ata me çrregullime ankthi, shqetësimet mund të bëhen ciklike dhe të çojnë në situata më të rënda.

5. Keni gjithmonë frikë të merrni vendime

Nëse keni të bëni me një çrregullim ankthi, atëherë aftësitë tuaja të vendimmarrjes janë në pozita jo fort të sigurta. Çrregullimet e ankthit ju bëjnë të pavendosur, sepse keni frikë të bëni zgjedhjen e gabuar, thotë psikiatrja. “Ju bini në një gropë të pafundme shqetësimesh ndërsa mendoni për të gjitha mundësitë e pafundme dhe rezultatet e vendimeve tuaja dhe ky shqetësim mund të jetë paralizues“.

6. Ju dëshironi të shmangni të gjitha gjërat

“Nuk është e pazakontë për një person me një çrregullim ankthi për të shmangur situatat, pa marrë parasysh nivelin e rëndësisë, kjo për të shuar ndjenjat e tepruara të ankthit”,- thotë Barlow. Por, Lee thekson se kjo shmangie në të vërtetë ushqen edhe më shumë çrregullimet e ankthit.

7. E keni të vështirë të flini

Sipas Shoqatës së Ankthi dhe Depresionit të Amerikës (ADAA), disa nivele të ankthit çojnë në probleme të gjumit dhe të tilla simptoma janë të pranishme në pothuajse të gjitha çrregullimet psikiatrike, duke përfshirë çrregullimet e ankthit.

8. E shihni gotën “gjysmë bosh”

Nuk është e pazakontë që çrregullimet e ankthit të heqin çdo optimizëm ose shpresë për të ardhmen, thotë Lee. “Ndaj, kur mendoni për rezultatet e ndryshme për vendimet tuaja, ato shpesh çojnë në një përfundim: E gjitha do të dështojë”, thotë ajo.

Posted Under:
Anash Showbiz
Tagged:
Ankth Frike shqetesim

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet kurrë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

6:05

72-vjeçari i vruri flakën banesës dhe humbi...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.