Ilir Meta e bëri sërish. Kesaj radhe Presidenti shkoi edhe me larg, duke mos dekretuar as shkarkimin e Ministrit të Jashtem dhe bërë keshtu de facto rolin e Kryeministrit. Sikur të mos mjaftonte kjo, sot në 11 janar, që ka qenë dikur Festa e Republikës, kreu i sai theu një rekord të ri. Kësaj radhe nuk u shqetësua më as për Kushtetuten dhe as për rolin e tij. Ai foli si politikan dhe në shumë gjera që tha kishte të drejtë. Ka të drejtë kur thotë se Caka nuk është zgjedhja me e pershtatshme për Ministër të jashtëm. Por nëse nuk dekreton shkarkimin e Bushatit duhet së paku t’i kërkojë atij ndjesë, për vrerin publik dhe privat që i derdhi për pesë vjet rresht. Duke e quajtur nga Gylenist e deri në etiketime morale të ulëta. Duke shfryrë ndaj faktit që Bushati me finesen e tij cinike e injoroi thellësisht atë në negociatat për Marrëveshjen e Detit. Kaq duhet t’i kishte mjaftuar atij per ta firmosur shkarkimin bile dhe me një mesazh shpotitës ne celular.
Por nuk ndodhi asnjera prej tyre.

Meta thotë se Caka është për ndryshim kufijsh. Intervista e parë saktë ne një ekran kosovar, tregon se Caka bën një lapsus të cilit i rikthehet duke e korigjuar, por nuk është ky problemi. Për atë punë ke videon e Cakajt duke folur anglisht aq keq, sa të vjen keq ta shohësh dy here rresht. Por kjo nuk është cështje qe i takon Presidentit. Plus që edhe nëse Cakaj është pro negociatave Thaci Vucic, ky nuk është argument. As për Metën as për Kushtetutën tonë, që ruan kufijtë tonë dhe jo të Kosovës. Ah, nëse Meta mendon se edhe Rama është pro kësaj, mund ta thotë publikisht, mund ta thotë që Rama po rrezikon stabilitetin e rajonit, por nga kryeministër nuk e heq dot apo jo? Meta në rastin më të mirë mund të bejë një deklaratë publike kundër kësaj vije të re në politikën e jashtme, (Bushati ishte hapur kundër dhe sic tha Kotzias mund të ketë marrë kosto për kete). Meta mund të mos firmosë nëse një doktrinë e tillë i vjen atij në tavolinë, por nuk mund të mos dekretojë dikë vetëm se i duket teveqel dhe i papërshtatshëm për ministër të jashtëm. Cakaj nuk do ishte as i pari dhe as i fundit në këtë pozicion apo në pozicione të tjera, as sot dhe as dje, per kërë mjaft të kujtojmë disa prej ministrave mbresëlënës kur vetë Meta ishte kryeministër. Por kjo është përgjegjësi politike e kryeministrit që do gjykohet për kete nga vota në qershor, por jo për shkelje të Kushtetutës.

Sa i përket Certifikatës së Sigurisë, Presidenti mund të ketë të drejtë të shqetësohet apo alarmohet, dhe nuk dyshoj hic që ai mund të ketë edhe të drejtë. Por ai s’mund te vere ne dyshim certifikatën kur ajo i vjen si dokument në tavolinë. Atë e bën prokuroria dhe hetimet e mundshme. Atij i duhet të kafshojë buzën dhe ta pranojë. Ndërsa thirrja për Komision Hetimor Parlamentar nuk i takon Presidentit por opozitës ndaj mendoj se në këtë rast thjesht ka ngatërruar orarin e punës me atë të pushimit në shtëpi në gjirin e familjes.

Une deri diku e kuptoj Metën kur i sugjeron Ramës të bëjë vetë ministrin e jashtëm, por e shoh të paprecentë që të nxjerrë shefin e tij të kabinetit si Kizin e Pazarit që të sugjerojë që Cakaj të bëhet ministër Kulture. Një pyetje kam: pse të jesh anëtar i kabinetit megjithese per Kulturën, nuk duhet certifikatë sigurie? Gabim duhet të ketë qene dhe ky. Po Rama s’mund t’i kërkojë Presidentit ta zëvendësojë, bile as ta pyesë përse iku shefi i mëparshëm i Kabinetit të Presidentit, vetëm dy ditë pasi Meta firmosi si pa të keq dekretin e famshëm për Lleshin. Kjo sepse Presidenca e zgjedh vetë stafin e vet. Secili zgjedh teveqelët e vet. Bile Presidenti ka fatin e madh që nuk votohet nga ne, ndryshe nga kryeministri dhe mund të zgjedhë të shkojë për Vit të Ri në Gracanicë dhe jo në Sali Salltik, dhe askush mos të merret me të. Fundja për pesë vjet ai është i papërgjegjshëm. Por jo përballë Kushtetutës.

Gjithsesi unë e kuptoj Ilir Metën. I rri ngushtë ai vend. Ai ka profil politik të lartë. Dhe është aq lart, sa hunda e tij ndjen gjëra larg, që ne nuk i shohim akoma por ndoshta i marrim me mend. Punë për te, sa kohë s’na i thotë, si duket ka një arsye. Ajo që shohim deri tani është ngjashmëria dramatike me një tjetër hundë. Dhe legjendën urbane tiranase të Shaban Qoses.

Një shitës ushqimor që kishte një vecanti fizike që cunat e Myslym Shyrit ja vinin cdo ditë në pah, kur i hapnin derën e dyqanit dhe i thërrisnin: “O hunderr!” Aq sa një ditë me të drejtë Shabani thirri policinë. E cila i zbuti kurrizin cunave 24 orë në rajon.
Të nesërmen për një javë rresht, cunat kalonin kokulur para dyqanit të Shabës. Por pas ca ditësh Shaban Qosja nuk duroi dot. I doli cunave përpara dhe i bërtiti: “Homee, s’po m shani mo hunderr ee?”

Por mes fabulës së Shabanit dhe Ilirit ka një ndryshim esencial. Shabani doli nga dyqani ama. Aty në rrugë dhe u përball me cunat dhe me vesin e tij, që sot njihet si “gërricje si e Shaban Qoses”.

Ndërsa Iliri gërricet nga Presidenca. Kjo e bën lojë të pabarabartë, të komplikuar dhe të rrezikshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *