E diel, 18 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Si mund të zgjidhet kriza? Kikia: E vështirë, Begaj ka zhbërë institucionin e Presidentit

Analisti Mentor Kikia ka komentuar në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, situatën kaotike që ka përfshirë vendin tonë.

I pyetur nga moderatori Zili se cila mund të jetë zgjidhja në këtë rast, Kikia tha se duket pak e vështirë për dialog.

Reklamë

Sipas tij, sot kemi një presidencë pa peshë, pasi zoti Begaj mund të konsiderohet si nëpunës i qeverisë për shkak të sjelljeve të tij.

Po ashtu, sipas Kikisë, edhe parlamenti është delegjitimuar, pasi deputetët janë kthyer vetëm në ngritës kartonësh.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Zili: Gjatë tre dekadave kemi parë momente krizash, por dialogu na ka dhënë gjithmonë zgjidhje. Kush duhet të jetë promotori në këto momente?

Kikia: Ajo që po ndodh nuk ra nga qielli. Unë mendoj se është pasojë. Edhe pse të rinjtë që kryesojnë atë përballje agresive nuk janë të përgjegjshëm për situatën demokratike, përgjithësisht ata janë produkt i një shoqërie të mbrapsur me kënaqësi, me histori aferash korruptive, familje që në darkë bëjnë llogaritë e muajit e në telefonat e tyre dëgjojnë për histori skandalesh. E gjitha kjo është pasojë e një keqqeverisjeje të vazhdueshme, është pasojë e shkatërrimit të institucioneve të drejtësisë së mohuar, degradimit të parlamentit, ku vetëm votojnë pa ditur çfarë votojnë, dhe punë kanë vetëm shpërndarjen e statuseve të kryeministrit. Qytetarët, duke parë deputetët pa formim akademik, këto krijojnë një situatë nervozizmi që krijon një tenxhere me tension.

Ju referuat presidentit, por me gjithë respektin, zoti Begaj nuk është president, është një nëpunës i emëruar. Nën presidencën e tij, Presidenca ka përfunduar në OJQ. Nëse do të kishte funksionuar, do të kishte reaguar njëherë. Do të duhej të fliste parlamenti, por parlamenti është delegjitimuar. Parlamenti nuk ka detyrë vetëm të ngrejë kartonat, por është institucioni monitorues i qeverisë. Gradualisht u zhbënë institucionet, u mblodh kaq shumë pushtet në duart e një njeriu, prandaj kërkohet dorëheqja e kryeministrit. Gjetja e zgjidhjes në këto kushte është e vështirë, sepse nuk ka kush ta udhëheqë përpjekjen për dialog. Jemi përballë një muri, këtu nuk ka fitues, deri tani ka vetëm të humbur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.