Taulant Stërmasi trajneri i njohur i atletikës dhe i kampionëes tonë Luiza Gega, ndërsa ishte i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka treguar një histori krishtlinjes në kohën kur ndodhej me ekipn në Ganë.
Stërmasi tha se popullsia atje ishte shumë e varfër dhe në periferi kishte fëmijë që nuk kishin parë kurrë çokollatë.
Ai tregoi se bashkë me Luizin ishin detyruar të hanin çokollatat para fëmijëve që më aps t’i provonin edhe ata, pasi nuk kishin parë kurrë më parë.
Pjesë nga biseda:
Stërmasi: Janë shumë të varfër. Në periferi ku kam shkuar, janë fëmijë që s’kanë parë kurrë çokollatë. U bëra kaq nostalgjik sa u detyrova të bëja shtëpi atje. Shtëpi me llamarinë. Ishin 15 veta në një sipërfaqe 4 metra katror ose 3.5 metra. Nuk e di se si rrinin. Kur kam hyrë nuk e kuptoja dot. Nuk kishte as dritare, por e mbuluar me qese. Të dhemb shpirti, prandaj them që më duket vetja i pasur dhe kur shoh njerëz që ankohen, okej natyra njerëzore është bërë që të ankohen dhe të bëhet më i jmirë. Gjëja e parë që kam bërë bashkë me Luizën iu kemi blerë miell misri për t’ua çuar urgjent, sapun për t’u larë, sheqer. Kishim blerë çokollata, ditën e dytë që shkuam atje ua çuam, fëmijët nuk e fusnin në gojë se nuk e kuptonin ça ishte. U detyruam t’i provonim ne, që të hanin dhe ata. Shifnin qeshnin me njëri-tjetrin se ça është. Ishin vetëm 2 km nga qyteza, mos të them edhe më pak. Janë dembelë si puna jonë, si mesdhetar. Vetëm ne, të bardhët e festojmë sepse aty mblidhen sportistë nga e gjithë Evropa e bota. Aty kemi komunitetin tonë që mblidhemi vit për vit. Festojmë me pulat sigurisht, se pula është prodikt që mund t;a blesh dhe është shumë e shtrenjt. Një pul kushton 7 euro në Kenia.





