E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Si është gjendja sot në PS, a ka krizë? Braçe: Unë them fjalën time

Si është sot situata në Partinë Socialiste? Kjo ishte pyetja që moderatori i “Të Paekspozuarit” i drejtoi socialistit Erion Braçe, pas zhurmës së krijuar në opinionin publik javët e fundit.

Braçe tha se ai vijon të shprehet i lirë brenda PS-së, duke theksuar se ajo që kërkon është që kandidatët në PS të vijnë përmes garës, jo si njoftime.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Moderatori: Braçe, ju thatë shumë gjëra. Si është gjendja e PS-së sot?

Reklamë

Braçe: Ajo që mua më vlen të them është se unë e kam lirinë të them mendimin tim; a dëgjohet apo jo, kjo është tjetër gjë. Funksionon si kudo. Ajo që mua më dhemb është që një pjesë e institucioneve që janë krijuar me votë janë atrofizuar. A kishte temë më të madhe që të mblidheshin Asambleja dhe grupi parlamentar sesa kjo reformë? Unë mendoj se temë më të rëndësishme se kjo nuk mund të kishte.

Si shpjegohet që Kryesia nuk u mblodh asnjëherë, Asambleja po ashtu, kur janë krijuar me votë këto institucione? Si shpjegohet që grupi parlamentar i PS-së, edhe pse u mblodh katër herë me qeverinë, nuk foli asnjëherë për këtë temë?

Ajo që mua më shqetëson është pikërisht kjo: mënyra se si marrim vendimet. Kemi humbur sensin e diskutimit brenda vetes. Ne po marrim vendime për të ardhmen e fëmijëve, por pa i pyetur ata. Marrim vendime për atë që do të ndodhë pas 15 vitesh, pa pyetur të rinjtë. PS-ja duhet të largohet sa më parë nga marrja e vendimeve përmes njoftimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.