Subscribe

Aktorja shumë e dashur për publikun Ori Bici, ka rrëfyer në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, të rejat më të fundit nga jeta e saj p[ersonale por edhe profesionale.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cili është personazhi i cili e identifikon te publiku i “Al Pazar”, Ori Bici tha se nukë shët vetëm një personazh pasi ajo jep gjithçka në të gjithë rolet.

Më tej aktorja tregoi se si e pritën kolegët e saj në “Al Pazar” ku ju tregoi se është fejuar.


Pjesë nga biseda:  

Brikena Prifti: Cili do të ishte emri për t’i vënë rrugëtimit tënd në Al Pazar?

Ori Bici: Nuk e di, kam 9 vite këtu, jam rritur artistikisht, jam rritur si njeri. Nuk di se me çfarë emri dua ta përkufizoj udhëtimin tim këtu. Absolutisht kanë qenë 9 vitet më të bukura, e nisim çdo ditë me të qeshura.

Brikena Prifti: A është e vështirë për një aktor humori t’i tejkalojë hallet?

Ori Bici: Absolutisht po, pasi mbi të gjitha jemi njerëz.

Brikena Prifti: Cili është personazhi që të identifikon te publiku si pjesë e Al Pazar?

Ori Bici: Unë kam luajtur rolin e një vajze dibrane në Al Pazar, dhe fillimisht të gjithë mendonin se unë jam nga Dibra, por unë jam nga Gramshi, 3 -vjeçe kam ardhur në Tiranë. Sëfundmi po bëj Zonjën. Nuk di të them se me çfarë mund të përkufizohem fiks, siç e thotë dhe Goni përkufizohem te aktoret sanduiç.

Brikena Prifti: Llokumet i ndave në Al Pazar?

Ori Bici: Sigurisht që po, edhe atyre ju ra bombë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *