Subscribe

Nuk do te ketë shkrirje te urgjencës se Tiranës dhe as largime nga puna te personelit mjekësor. Drejtori i Shërbimit Kombëtar te Urgjencës, Skender Brataj, tregon se si do te funksionoje ndihma e pare ne kryeqytet. Krahas tre spitaleve “Nene Tereza”, Sanatoriumi dhe ne Spitalin Ushtarak, shërbimi 24 ore i urgjencës, do te jete edhe ne zonën e Kombinatit, pranë Dispanserisë dhe Urgjencën aktuale te Tiranës. Me reformën e re, shërbimit te urgjencës ne Tirane i nevojitet dyfishi i personelit qe aktualisht është 65. Gjate intervistës për Vizion Plus, kreu i Shërbimit Kombëtar te Urgjencës, ka sqaruar mjeket dhe zërat kundër reformës, se nuk do te ndryshoje funksioni i personelit te ndihmës se pare.
Shërbimi i tyre do te jete paraspitalor ashtu siç ka qene. Duke sjelle përvojën 20-vjeçare te këtij shërbimi ne rajonin e Torinos, zoti Brataj tregon se urgjencat ne te gjithë vendin, do te ristrukturohen. Brenda këtij viti, me përfundimin e Qendrës se Kontrollit dhe Koordinimit, te gjitha telefonatat e banoreve ne qytete apo fshatra, do te bëhen ne numrat e urgjencës ne këtë qendër, ne Tirane. Ne kohe reale, koordinatoret do bëjnë vlerësimin e situatës dhe dërgimin e ambulancës, qe ndodhet pranë fshatit apo qytetit qe ka kërkuar ndihme mjekësore.
Ne te gjithë vendin janë 210 ambulanca, ndërsa Tirana aktualisht ka ne pune vetëm 3 mjete, te pamjaftueshme per numrin e madh te nevojave qe ka kryeqyteti. Drejtori Brataj, thotë se krahas shtimit te tyre synohet edhe pajisja e tyre me mjetet e nevojshme per ndihmën e pare. Ambulancat ne te gjithë vendin janë pajisur me sistemin GPS për koordinimin dhe monitorimin e tyre. Ndërsa 3 helikopterët qe janë ne funksion, nuk mund te kryejnë udhëtime gjate natës, për shkak te mungesës se pajisjeve te posaçme dhe pistave ndriçuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *