Subscribe

Ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka kërkuar ndërhyrje ne rregulloren e parlamentit ne mënyrë qe deputetet te kenë me shume fuqi ne raport me nismat ligjore te cilat vijnë kryesisht nga qeveria. Ne komisionin e ligjeve, Xhafaj ka theksuar nevojën e përcaktimeve te qarta ne raport me fazat e miratimit te ligjeve.

 

Xhafaj ishte i vetmi deputet qe diskutoi thelbin e ndryshimeve ne rregullore, pasi debati ku ngecen mazhoranca dhe opozita ishte me karakter procedural, se cili është komisioni qe shqyrton këtë pakete; për opozitën rregulloren e shqyrton këshilli dhe për mazhorancen komisioni i ligjeve.

 

Mazhoranca i votoi e vetme ndryshimet ne rregullore ne parim, ndërsa opozita u largua nga mbledhja. Por edhe pse rregullorja kërkon vetëm 71 vota për tu miratuar, shumica ka premtuar se nuk do ta ndryshoje pa konsensusin e opozitës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *