Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

“Shumë shpejt mund të vijë dita që ministri të jetë AI”, Rama batuta: S’do ketë kushërinj për të futur në punë

18 Korrik 11:47

Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon rrënjësisht mënyrën si jetojmë dhe punojmë, zhvillimi i saj i shpejtë po sjell përparime të mëdha në çdo sektor të jetës.

Nga shëndetësia tek arsimi, nga ekonomia te siguria, teknologjitë e reja po shndërrohen në mjete thelbësore për efikasitet dhe inovacion. Ekspertët paralajmërojnë se IA do të luajë një rol vendimtar në të ardhmen e afërt, duke formësuar shoqëritë moderne dhe tregjet globale.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ditën e sotme zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë në Berat, mes batutash tha se shumë shpejt mund të vijë dita kur edhe qeveria mund të jetë AI dhe ministrat të jenë AI (Inteligjencë Artificiale).

Edi Rama: Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ministin X mund ta kesh Ai. S’ka asnjë kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishë proceset. Nuk po them se ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë.

Berati mirëpriti sot një takim të posaçëm me fokus rrugëtimin dhe sfidat për Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian në vitin 2030, me theks të veçantë te sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, ministrave të kabinetit qeveritar, drejtorëve të përgjithshëm të agjencive shtetërore, si dhe përfaqësuesve kryesorë të industrisë së teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve nga Shqipëria dhe diaspora, u diskutua mbi eksperiencat dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen, duke vënë theksin në nevojën për politika mbështetëse, akses në tregje ndërkombëtare dhe investime të qëndrueshme në kapital njerëzor dhe infrastrukturë digjitale.

Takimi synon të krijojë një tryezë të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet qeverisë dhe aktorëve strategjikë të industrisë TIK, për të bashkëkrijuar vizionin dhe politikat e zhvillimit për periudhën 2025–2030.

Sektori TIK në Shqipëri po konsolidohet si një faktor kyç në pozicionimin e vendit në zinxhirët globalë të vlerës, me kompani shqiptare që tashmë ofrojnë produkte dhe shërbime të avancuara në tregje të zhvilluara si Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berat Edi Rama

Nga e njëjta kategori

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në gjendje të rëndë, kishte ardhur nga Italia për dasmën e mbesës

më shumë...

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i njohur, po lëvizte me varkë bashkë me familjen

më shumë...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet angazhimi, jo e vërteta

më shumë...

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen miliarda lekë për dëmin mjedisor, sistemimin e tokës dhe për fidanët e rinj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

9:45

Italiani vodhi Audi Q5, reagon policia: Një...

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

8:17

Dashuria dhe paratë, horoskopi për ditën e...

8:05

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit...

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.