Futbolli shqiptar po përjeton momente shumë të vështira. Rastet e përsëritjes të dhunës në stadium kanë detyruar marrjen e vendimit ekstrem për ndërprerjen e kampionatit për këtë fundjavë.

 

Por nga ana tjetër takimi I së hënës mes qeverisë dhe Federatës pritet që të sjellë vendime të rëndësishme për minimizimin e dhunës në futboll.

 

Sekretari I Përgjithshëm I Federatës Shqiptare të Futbollit Ilir Shulku I ftuar në studion e edicionit qëndror të lajmeve në Vizion Plus, zbardhi disa nga pikat që Federata do t’i propozojë qeverisë.

 

Shulku tha se ditën e hënë Federata do të kërkojë që ndaj të gjithë personave që do të ushtojnë dhunë në stadiume të vendoset masa e arrestit me burg.

 

“Normalisht. Dhe mendojmë që ësthë e vetmja pikë e fortë që do ta shtrëngojë dhe do ti minimizojë këto fenomene. Plus kësaj që ka dhe pika shumë për përmirësimin e ligjit të sportit për ligjin për sponsorizimet ku mendojmë që qeveria të ndërhyjë dhe t’I ndihmojë klubet shqiptare për të përmirësuar anën financiare të tyre.”

 

Më poshtë intervista e plotë: 

 

Zoti Shulku kemi arritur në një pikë kritike le të themi për futbollin shqiptar ku stadiumet do të jenë të mbyllura. Vendimi për të pezulluar kampionatin le të themi a mos u nxit edhe nga verdikti I fundit I gjyqtarëve për të pezulluar apo mos marrë pjesë duke kërkuar definitisht për të gejtur një zgjidhje?

 

Atëherë ashtusikurse ju e dini ngjarjet e fundit të ndodhura në ndeshjen Kamza-Laçi, me ato pamje dhe me incidentin që ishte në shkallë madhore do të thoja që Shoqata e Arbitrave mor një vendim për të mos gjykuar ndeshjet e kampionatit shqiptar pa patur garancinë nga Policia e Shtetit, të cilët e kanë për detyrë të ruajnë ndeshjet; organizimin e ndeshjeve; të jenë garant për rendin e kështu me radhë. Kështu që ne padiskutim që iu bashkangjitëm idesë së Shoqatës dhe këtë javë kampionati nuk do të zhvillohet në të gjitha nivelet në Shqipëri.

 

E qartë! Megjithatë ka një pjesë të kritikëve në Shqipëri të cilët e lidhin këtë vendim me një formë presioni që po I bën Federata qeverisë për të rikthyer policinë e Shtetit në stadiume. Është e vërtetë?  

 

Nuk do të thoja që është presion. Është një gjë që ne e kemi kërkuar sot, e kemi kërkuar që javën e parë të Kampionatit. Ju besojë se e keni me pamjet filmike që në ndeshjen e parë Skënderbeu-Partizani ku ka pasur trazira dhe policia nuk ka qenë prezente në stadium. Ose ndërhyrja me vonesë solli ato pasojë ku tifozeritë u futën në fushë dhe filluan të godasin njëri-tjetrin. Që atë ditë, në një konferencë shtypi ne kemi kërkuar që policia të rikthehet në stadium dhe mbas asaj dite ka pasur disa raste të tjera të kësaj natyre ndërsa rasti I fundit I vuri vulën. Nuk mendoj që po bëhet presion por po kërkohet një e drejtë që edhe në ligj apo thënë më shkoqur ligji është interpretuar dhe të paktën juristët tanë thonë që është deryrë e Policisë së Shtetit që të garantojë rendin në aktivitetet sportive. Gjë që policia nga dita e parë e këtij kampionati e deri më sot nuk e ka bërë.

 

Po por ju keni parë një shkëmbim akuzash me Policinë e Shtetit, e cila pati një reagim pas ndeshjesh Kamza-Laçi? Dhe me çfarë propozimesh konkrtete doi të shkoni në takimin me kryeministrin Edi Rama ditën e hënë?

 

Atëherë siç e thashë ka qenë çështje e interpretimit të ligjit. Në ligjin për sportin neni 51 e thotë shumë qartë që ruajtja e rendit dhe qetësisë në ambientet sportive, në aktivitetet sportive, është detyrë e Policisë së Shtetit. Ka disa pika poshtë ligji ku ne themi që është kjo pika e parë policia ka thënë këtë tjetrën. Por megjithatë kjo është një çështje e shkuar tashmë sepse të gjitha këto do të sheshohen besojë ditën e hënë në mbledhjen që do të kemi. Përfaqësues nga kryeministri, presidenti I Federatës Duka, përfaqësues të komunitetit të futbollit, përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse e kështu me radhë.  Dhe aty do të shqyrtojmë, besojë dhe ne do të japim ato opsionet tona ato ç’ka ne kërkojmë nga qeveria e policia.

 

E nëse nuk ka zgjidhe çfarë do të ndodhë me futbollin?

 

Mendojë se do të ketë një zgjidhje përderisa gadishëmria e qeverisë ishte në momente shumë të shpejta mednojë se do të ketë një zgjidhje dhe këtë tia lëmë ditës së hënë.

 

Shpresojmë të jetë kështu zoti Shulku. Megjithatë ngjarja e ndeshjës Kamza-Laçi ka lënë shumë pikëpyetje mbrapa pasi një pjesë e njerëzve thonë që ka pasur edhe dënime selektive. Në rastin konkret shumë të rënda por po u kujtojë dhe rastin e Partizanit që ju e përmëndët pak më parë por dhe raste të tjera. Si do t’u përgjigjeshit këtyre akuzave?

 

Atëherë unë nuk mendojë se është momenti për…

 

Në fakt në qoftës se kemi dhe dënime selektive nuk do të gjejmë kurë qetësi në stadiume?

 

Nuk mendojë se është momenti për të bërë paralelizma sot pasi jemi të gjithë koshientë edhe opinionistët sportivë edhe gazetarët edhe sportistët por edhe presidentët e klubeve që sot jemi në një moment ku me rastin që ndodhi nuk është momenti për të bërë paralelizma por që të dënojmë dhunën. Të dënojmë dhunën në mënyrë të fortë pasi siç e thatë dhe ju në kronikë është sporti më I dashur dhe t’I japim këtyre njerëzve që kanë shumë halle sot; popullit shqiptar t’I japim atyre kënaqësi që të vijnë në stadium dhe të dëfrehen; jo të kthehen fushat e sportit në arena boksi dhe ku ziguria e zyrtarëve të ndeshjes të vihet në rrezik. Ky është momenti që ne duhet të diskutojmë sot.

 

A do të ketë një zgjidhje finale apo prapë do të jenë fjalë në erë…

 

Nëse polica e shtetit do të kthehet në stadium ne do të kërkojmë disa pika në përmirësimin për ligjin për sportin dhe një nga pikat kryesore…

 

Keni një draft konkret?

 

Padsikutim që e kemi. Por nuk është se e kemi tani e kemi çuar dhe më përpara në qeveri…Edhe kur është bërë ligji ne kemi çuar propozimet tona porn ë atë kohë nuk janë marrë parasysh. Dhe mendojmë se tryeza e ditës së hënë do të sheshojë disa pika ku besojë se dhe qeveria por dhe policia janë të ndërgjegjëshme që padiskutim të gjejmë zgjidhje për t’I shërbyer futbollit.

 

Do jenë pika që të mos kemi pamje të tilla në futboll?

 

Sot që flasim pamjet e dhunës që shikojmë në stadiume  apo personat që I kryejnë ato kanë më së shumti dënime administrative. Nga policia e shtetit kemi pak raste por që janë dënime administrative. Dhe disa nga pikat që ne do të kërkojmë në përmirësimin e ligjit do të jenë që të gjithë personat që kryejnë akte dhune në ambinetet sportive të kthehet në vepër penale.

 

Pra që të dënohen me burg…

 

Normalisht. Dhe mendojmë që ësthë e vetmja pikë e fortë që do ta shtrëngojë dhe do ti minimizojë këto fenomene. Plus kësaj që ka dhe pika shumë për përmirësimin e ligjit të sportit për ligjin për sponsorizimet ku mendojmë që qeveria të ndërhyjë dhe t’I ndihmojë klubet shqiptare për të përmirësuar anën financiare të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *