Rreth orës 03:30 të mëngjesit të së premtes është bërë e mundur pas shumë përpjekjesh shuarja e zjarrit në Ksamil.
Për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore që vështirësoi ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse, zjarri i cili mori përmësa të mëdha, vetëm pas disa orësh u vu nën kontroll.
Lexo edhe :
Në ndihmë u angazhuan banorë të zonës, shwrbimi policor dhe administrata e bashkisë Sarandë.
Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, megjithatë dëmet në sipërfaqet e gjelbërta të kodrave të Ksamilit, janë të konsiderueshme.
Autoritetet shkuan në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në kushte të temperaturave të larta.
Ndërkohë në kuadër të përballimit të situatës së zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar monitorimin ajror me dronë, duke garantuar vëzhgim të pandërprerë ditën dhe natën mbi zonat më të rrezikuara nga flakët./vizionplus.tv






