E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Shuhet Paul Allen, bashkëthemelues i Microsoftit

Ilustrim · Vizion Plus

Ndahet nga jeta në moshën 65 vjeçare bashkëthemeluesi i Microsoft-it Paul Allen.

 

Sëbashku me miku i tij Bill Gates, themeluan kompaninë teknologjike më shumë se 40 vite më parë. Allen vdiq nga kanceri i gjendrave limfatike, sëmundje prej së cilës vuante prej rreth një dekade.

 

Bill Gates u shpreh tejet i dëshpëruar nga vdekja e një prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur siç e konsideroi ai Paul Allen-in.

 

Një pjesë të madhe të parave që fitonte Paul Allen i përdorte për filantropi. Ai ishte një miliarder që kishte në pronësi Ligën Kombëtare të Futbollit të Siatëllit Seahaëks si dhe ekipin profesionist të basketbollit NBA të Portlendit Trail Blazers.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh