Subscribe

Ashtu sic beri nje dite pas protestes se te shtunes, Edi Rama doli serish perpara mediave.

I qarte ne qendrimin e tij, kreu i qeverise falenderoi te gjithe nderkombetaret qe jane shprehur te gatshem per te ndihmuar ne zgjidhjen e krizes, por 30 qershori eshte i panegociueshem.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Sa i takon dialogut nuk kam nevojë as për gjermanë, as amerikanë, as holandezë apo francezë, për tu ulur dhe dialoguar. Personalisht. E kam thënë dhe e përsëris dialogu është i pazëvendësueshëm në një proces demokratik normal. E kam kërkuar edhe kur nuk kishte fishekzjarre. Në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gadishmërinë për të ndihmuar. Është shumë e mirëseardhur por negociata nuk ka. Të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhen me 30 qershorin. Sepse nuk kemi asnjë mundësi të negociojmë kushtetutën e  Shqipërisë. Në një marrëveshje të 2017 kam refuzuar shtyrjen dhe u shtynë një javë. Nuk shtyhen asnjë ditë se presidenti mes 23- 30 ka zgjedhur 30 dhe zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen më 30 qershor dhe në këtë pikë nuk kam asnjë mundësi reale për të fantazuar”

 

Rama edhe njehere u shpreh i gatshem per tu ulur ne tryeze me opoziten, pa asnje kusht.

Kryeministri Edi Rama u ndal gjate ne fjalen e tij tek 61 kandidatet e Partise Socialiste per zgjedhjet e 30 qershorit, duke u shprehur i bindur ne fitoren e te gjithe bashkive, ndersa u ndal dhe tek dy emra konkret te cilet tashme nuk jane me kandidat.

Lideri i mazhorances tha ne fund se protestat e opozitës kanë dëmtuar rëndë edhe imazhin e vendit, me pasoja edhe ne sezonin turistik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *