E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet vendimi për Gjicin në Apel, Prokuroria kërkon që ish kryebashkiaku i Kukësit të dënohet edhe për krrupsion

Prokurorja Manjola Kajana në seancën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, kërkoi që ky i fundit të shpallet fajtor edhe për akuzën e korrupsionit.

Kjo akuzë iu hoq nga shkalla e parë dhe Safet Gjici u deklarua fajtor vetëm për shpërdorim detyre, duke u dënuar me 2 vjet heqje lirie.

Reklamë

Fati i ish-kryebashkiakut Gjici lidhur me akuzën e korrupsionit do të vendoset përfundimisht në 24 qershor.

Ndërkaq, avokati i të bashkëpandehurës Alma Kaçi kërkoi që kjo e fundit të shpallet e pafajshme.

Safet Gjici u arrestua pas videoskandalit seksual brenda zyrës së tij së bashku me Alma Kaçin, e cila i kërkoi ish-drejtuesit të bashkisë një tender për rehabilitimin e qenve të rrugës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë