Kosova duket se do të bëjë një hap pas sa i takon zbatimit të vendimit të bankës për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb, vendim i cili pritej të hynte në fuqi nesër, në 1 shkurt.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka lënë të kuptohet se do të ketë një shtyrje të afatit duke bërë të ditur e gjatë ditëve në vijim do të merret një vednim që respekton kushtetutën dhe vullnetin e aleatëve.

“Janë duke u diskutuar një sërë opsionesh që në njërën anë do ta respektonin nenin 11, por në anën tjetër do të lë një kohë për informimin e qytetarëve. Siç e dini për çdo çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit tonë, sa herë i kemi aleatët tonë në krahë, atëherë tejkalohen edhe këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetuës sonë në tërësi”, tha Osmani.

Po ashtu kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja ka thënë se po diskutohet shtyrja e vendimit ndërsa pezullimi i tij nuk është opsion.

Shtyrja e zbatimit të vendimit për mospërdorimin e dinarit serb në Kosovë u kërkua nga vendet e Quintit me argumentin se ngre shqetësime në lidhje me ndikimin që do të ketë në komunitetet me shumicë serbe.

Komuniteti serb në Kosovë e ka kundërshtuar venduimin ndërsa presidenti Aleksandër Vucic mblodhi në një takim urgjent disa nga ministrat e qeverisë së tij.

Sipas mediave serbe në takim u diskutuan hapat që do të ndërmerren për cështjen e dinarit në Kosovë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *