Shtyhet sërish gjyqi i “Babales”. Prokuroria kërkoi që procesi të vijoje deri ne ekstradimin e Albert Veliut nga shteti belg.

 

Në seancën e kësaj të mëkrure, ministria e drejtësisë njoftoi nëpërmjet një shkrese zyrtare se Veliu është i arrestuar në Belgjikë dhe se autoriteteve të këtij shteti u është kërkuar ekstradimi pasi ai është në një proces gjyqesor në Shqipëri.

 

Albert Veliu i njohur si “Babalja”, Fredi Alizoti i cili imitoi zërin e  vëllait të ish-ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, ish-deputeti Ervin Salianji si dhe gazetari Jetmir Olldashi akuzohen për kallzim të rremë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *