E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhet seanca për ndryshimin e masës së sigurisë për Agim Kajmakun

Seanca gjyqësore për ish-kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shty këtë të hënë.

 

Në Gjykatën e Tiranës ishte planifikuar të mbahej seanca për ndryshimin e masës së sigurisë për Kajmakun, por ajo u shty për shkak të mosparaqitjes së provave sipas ligjit.

 

Reklamë

Gjyqi i radhës u vendos të mbahet në datën 28 janar, ora 11:30. Mbrojtja e Agim Kajmakut kërkon që të lehtësohet masa e sigurisë për ish-kryebashkiakun nga “Arrest me burg” në një masë më të butë.

 

Kajmaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

 

Ai u denoncua nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, por diçka të tillë  nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Akuzat e PD rezultuan të vërteta, ndërsa Kajmaku u shpall në kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë