Gjykata ka shtyrë seancën e parë ndaj ish deputetit Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion.

 

Në vendimin e kësaj të hëne gjykata ka caktuar seancën e radhës më 8 korrik ora 13.00.

 

Ndërkohë prokuroria kërkon të marrë të pandehur ish kreun e Burgjeve dhe 5 të tjerë, pasi dyshohet se nëpërmjet marrjes së ryshfetit, është bërë transferimi i një të burgosuri. Ai u arrestuar në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”.

 

Informacionet bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës është mos marrja dijeni për seancën e një prej të pandehurve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *