E enjte, 24 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shtyhet seanca për Agim Kajmakun/ Gjyqtarja e çështjes e sëmurë

Gjykata Penale e Tiranës shtyu këtë të martë seancën paraprake për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. Seanca e radhës do të mbahet në datën 18 shkurt.

 

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se arsye për shtyrjen u bë mungesa e gjyqtares së çështjes, Vjollca Spahiu për arsye shëndetësore. Gjykata do të vendoste nëse dosja “Kajmaku” do të kalojë për gjykim ose do kthehet çështja për hetime të mëtejshme.

 

Reklamë

Kajmaku akuzohet për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

 

Ai u denoncua nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash, por diçka të tillë  nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Akuzat e PD rezultuan të vërteta, ndërsa Kajmaku u shpall në kërkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë