Shtyhet gjyqi “Shullazi” në Apelin e Krimeve të Rënda, njeri nga avokatët mbrojtës kërkon kohë

Nis me shtyrje seanca e pare për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij, në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.
Shkak per shtyrjen e seancës u bë kërkesa eBledar Meminaj i cili eshte avokat i te pandehurit Blerim Shullazi.
Meminaj kërkoi kohë të njihet me dosjen për shkak se me heret, ne shkallë te pare avokat ka qenë Aldo Tabaku.
Seanca e rradhës do të zhvillohet më datë 4 Shkurt ora 09 e 30.
Një muaj më parë gjykata e krimeve të rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja-n,Endrit Zela si dhe Blerim Shullazin.
14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje per shkak të detyrës.




