E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shtyhet gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit, avokatët: Babai i viktimës na ofendoi

Dështon sërish gjyqi për 4 të pandehurit për vrasjen e Marvi Mihalit.

 

Shkak I shtyrjes u bë kërkesa e avokatëve të të pandehurve, të cilët u shprehën të ofenduar nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

 

Reklamë

Ky i fundit, gjatë seancës, u shpreh se avokatët ishin munduar gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminel dhe rendin pas parasë.

 

Ndër të tjera, Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani.

 

Pas këtyre fjalëve, avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund ta vazhdonte me procesi, pasi ai ishte aty për të kryer një punë dhe nuk mund të cenohej për shkak të punës së tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë