E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhet afati për ngritjen e komisioneve të vetingut, Ruçi: T’i japim edhe 7 ditë kohë

Parlamenti shtyu ngritjen e komisionit AD HOC, detyra e të cilit është ngritja e organeve të Vettingut. Me votën e 81 ligjvënësve të mazhorancës, u vendos që e gjithë procedura t’i kthehet institucionit të Avokatit të Popullit, për plotësim dokumentacioni, si dhe për të t’i dhënë mundësi aplikantëve të tjerë për të aplikuar për të qenë pjesë e këtij komisioni. Të vetmit që votuan kundër ishin Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi. Kreu i Kuvendit Ilir Meta, sqaroi projektvendimin, sipas të cilit Avokati i Popullit, bën rihapjen e thirrjes për aplikantët e rinj.

 

Gramoz Ruçi, në cilësinë e propozuesit të shtyrjes së votimit për ngritjen e komisionit AD HOC, sqaroi se të gjithëve duhet tu jepet mundësi për të qenë pjesë e këtij procesi shumë të rëndësishëm, në funksion të reformës në drejtësi. Për të mbërritur në këtë vendim, krerët e mazhorancës, kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Ilir Meta, kanë zhvilluar takime të njëpasnjëshme. Pak orë para seancës plenare kur do të votohet ngritja e komisionit të vettingut, në rezidencën qeveritare, pranë kryesisë së kuvendit, u zhvillua takimi mes krerëve të partive kryesore të mazhorancës. Por ky nuk ishte takimi i vetëm mes Ramës dhe Metës. Rreth orës 17:30 kryeministri dhe kreu i kuvendit zhvilluan një takim për rreth një orë në kryesinë e kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë