Subscribe

Vonesat me Komisionin Shtetëror Zgjedhor, letërnjoftimet dhe vështirësitë në funksionimin e Prokurorisë Speciale, kanë vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Shkupit dhe mund të sjellë shtyrje të zgjedhjeve. Agjencia “INA” citon burime diplomatike, të cilat bëjnë me dije se zgjedhjet e parakohshme, mund të mbahen në muajin qershor. Sipas të njëjtave, burime kjo mund të bëhet me dije gjatë vizitës së eurkomisionerit për zgjerim Johanes Han, gjatë vizitës së tij më 15 janar. Një ditë më parë, Kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, njoftoi se qeveria e re do të formohet në mes të këtij muaji dhe se ai do të japë dorëheqjen para 15 janarit. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga Grukevski, Zaev, Thaçi e Ahmeti, nën ndërmjetësimin e Komisionerit Han, zgjedhjet e reja ishin parashikuar të mbaheshin më 24 prill të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *