Subscribe

Ministria e Infrastrukturës ka përcaktuar një tjetër date për t’i dhëne mundësi kompanive te interesuara te paraqesin ofertat për te marre me koncesion mirëmbajtjen e rrugës Durrës – Kukës. Nga data 9 afati është shtyre me 30 maj dhe shkak jane bere disa ndryshime teknike ne kontrate, qe per përfaqësuesit e ministrisë do ta beje ketë koncesion edhe tërheqës. Por deri me tani kompanitë e interesuara jane vetëm te huaja, mes tyre është edhe kompania greke, e cila po ndërton rrugën Tirane – Elbasan. Tenderi per te dhëne me koncesion mirëmbajtjen e rrugës Durrës – Kukës herën e pare dështoi, pasi ofertat e paraqitura nuk kishin interes publik. Tashme Ministria detyrohet qe te beje ndryshime teknike me qellim finalizimin e kontratës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *