E hënë, 28 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhen ndryshimet kushtetuese/ Palët në Këshillin e Legjislacionit, ende pa konsensus

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nen per nen e ne teresi, eshte shtyre per neser paradite.

Keshilli i legjislacionit se bashku me Komisionin e Ligjeve u mblodhen sot per diskutimet finale ne lidhje me sistemin zgjedhor, por per shkak te mungeses se konsensusit, u vendos qe relatoret e mazhorances dhe opozites parlamentare te punojne se bashku per t’u sjelle deputeteve nje variant konsensual.

Edhe pse kerkesa per ndryshimet kushtetuese u hartua dhe u firmos nga deputetet e opozites parlamentare, ishin pikerisht ata qe kerkuan ndryshime ne kete dokument.

Kerkesa kryesore e tyre ishte ulja e pragut nga 5 ne 2%.

Socialistet kane edhe ne parim voten pro hapjes se listave dhe heqjes se koalicioneve parazgjedhore; por keto ndryshime kundershtohen ashper nga opozita.

Sipas Partise Demokratike dhe aleateve te saj synimi i mazhorances eshte heqja e koalicioneve, nje element qe favorizon ne zgjedhje Partine Socialiste.

Vazhdo të lexosh