Subscribe

Çmimi i bukës masive në furrat e kryeqytetit ka shkuar në 100 lekë. Ky shtrenjtim me 10 lekë, sipas tregtarëve, vjen si reflektim i rritjes së çmimit të miellit dhe kostove të shtuara.

 

FURRA E BUKES

 

“Ishte 48, vajti 60. Rritet me orë, kam furnizim vetëm për dy javë. Nuk e dimë sesi do t’i rrisim sepse as ne nuk e kuptojmë, jemi në hall edhe me klientin. Bukën masive e kemi lëviz me 10 lekë, nga 90 në 100 lekë. Sesi do të shkojë situata, edhe ne me shokët. Sesi do të shkojë halli, a do të shkojmë më keq nuk e dimë., sa të kemi do të hamë.

 

Këto ditë, konsumatorët janë të orientuar për të blerë vetëm bukë, duke lënë mënjanë produktet e tjera të brumit.

 

FURRA E BUKËS

 

“Buka do të blihet, por sanduicët, byrekët e këto ka rënie se nuk i blejnë më njerëzit si më përpara sepse janë më shtrenjtë. Është shumë e vështirë, çdo gjë është në ngritje, nuk po thonë gjë për ulje.”

 

Vetë qytetarët thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme dhe se janë të përfshirë nga paniku.

 

 

Por grosistët e miellit thonë se nuk ka vend për panik sepse mielli dhe buka nuk do të mungojnë në treg dhe se po vijnë furnizime nga vendet alternative.

 

THEODHOR KRISTULI

UNIONI TREGTAR AGROUSHQIMOR

 

“Është duke ardhur një vapor, 2 mijë ton, nga Kroacia. Çmimet janë më të rritura. Paniku i çmimit është i arsyeshëm sepse ai thotë që ta kap më lirë. Por kemi edhe panikun se s’do kemi miell. Por kjo nuk është e vërtetë. Grurë ka kudo, në Francë, Gjermani, Francë, edhe në Rumani, edhe në Kroaci, vetëm se do të jetë me çmim më të lartë. Kemi akoma 2 muaj rezerva.”

 

Megjithatë, tregtarët shpjegojnë se në ditët në vijim do të ketë një tjetër shtrenjtim të bukës sepse furnizimet që merren sot janë me çmime më të shtrenjta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *