Subscribe

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan çmimet e shitjes së apartamenteve, në dy vitet e fundit, kanë pësuar rritje, e cila varion nga 20-30%.

Sipas ekspertëve shkak është fakti se të rinjtë për shkak të afërsisë dhe çmimeve të kripura në kryeqytet po blejnë shtëpi në Elbasan. Edhe emigrantët po investojnë në pasuri të paluajtshme.Për të blerë një apartament në qendër, në pallatet e reja, çmimet variojnë nga 800 deri në 1000 euro.

“Ndërsa apartamentet e vjetra kanë një çmim më të pranueshëm, ndaj rezultojnë me kërkesë më të lartë”, thotë agjenti imobiliar, Eluert Dika.

Për një qytet me të ardhura të vogla si Elbasani çmimet e apartamenteve janë të papërballueshme e sidomos për çiftet e reja të cilët i drejtohen bankave për financim.

Teksa çmimi i qirave është rritur ndjeshëm në Elbasan, agjentët imobiliar shohin nje rritje edhe te kërkesave për qira ditore./vizonplus.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *