Lufta tregtare SHBA-Kinë është përshkallëzuar pasi bisedimet për përfundimin e saj morën një kthesë të habitshme që në fillim të kësaj jave.

Tensionet mes dy shteteve kanë arritur sërish në një pikë kulminante pasi presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të rriste tarifat për mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë këtë javë dhe mund të vendoste madje edhe taksa të reja. Pak orë më parë, Trump gjithahtu deklaroi se Kina ka thyer rregullat e marrëveshjes.

Menjehere reagoi ministria e jashtme kineze, sipas të cilëve vendimi I Trump për të rritur tarifat nga 10 në 25 %, nuk I shërben askujt pasi do të shkaktonte një goditjë të rëndë në tregtinë botërore.

Pekini zyrtar është shprehur pro vijimit të negociatave por gjithashtu ka deklaruar se do të ndërmarrë kundërmasat e nevojshme nëse SHBA do të ngrinte tarifat mbi produktet kineze.

Dy vendet, prej muajsh, janë të përfshira në negociata për zgjidhjen e problemit, pasi edhe Kina u ka vënë tarifa hakmarrëse prodhimeve amerikane. Presidenti Trump thotë se “politikat e padrejta tregtare” të Kinës e dëmtojnë ekonominë amerikane.

Ndërkohë, Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, deklaroi se tensionet e reja tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë kërcënimi kryesor për ekonominë botërore.

Nderkohe, tregjet e aksioneve në Kinë kanë shënuar rënie të ndjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *