E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shtohen sërish viktimat dhe të infektuarit me COVID në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të shtunë 9 viktima dhe 150 të infektuar me koronavirus, nga 1.086 teste të kryera.

Më shumë të prekur janë paraqitur në Shkup, me 93 raste. Ndërkohë, personat që kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit janë nga Tetova dhe Shkupi. Po ashtu, sot janë shëruar edhe 30 pacientë.  

Që prej fillimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut ka raportuar në total 5 906 të prekur dhe 277 viktima.

Vazhdo të lexosh

Reklamë