Forcat e policisë së Komisariatit të Krujës kanë marrë nën mbrojtjes Xhisiela Malokun. Rreth vajzës 25 vjece janë shtuar masat e sigurisë mbi të gjitha pas ngjarjes së fundit ku banesës së gjyshit të saj I ishte vendosur lende eksplozive.

 

Fatmirësisht tritoli që shpërtheu në banesën e shtetasit R.Muca ( gjyshi I Xhisieles) nuk la pasnjë person të lënduar.

 

Megjithatë pas kësaj ngjarje vajza nga Nikla ka deklaruar se ndihet e kërcënuar dhe kërkonte mbrojtje nga policia por edhe nga familja e Rexhep Rrajes, djalin të cilin ajo fillimisht e kishte akuzuar për dhunë dhe më tej u terhoq nga ky qëndrim.

 

Xhisiela madje shtoi më tej teksa akuzoi segmente të opozitës për lidhje me lenden eksplozive që shpërtheu tek shtëpia e gjyshit të saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *